Kalo te përmbajtja
Dr Ilirian Laçi duke kryer një procedurë radiologjie intervenuese

Prof. Asc. Ilirian Laçi është mjek radiolog interventist. Aktualisht ushtron profesionin pranë Spitalit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë.

Formimi profesional

  • Diplomuar në Mjekësi të Përgjithshme, Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë (1999–2005).
  • Specializim në Radiologji, Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.
  • Prej vitit 2016 mban gradën Doktor i Shkencave Mjekësore.
  • Prej vitit 2023 mban gradën Profesor i Asocuar.
  • Master i Nivelit II (2021–2022) pranë Universitetit Tor Vergata, Romë, në Radiologji Intervencionuese — Tecniche Endovascolari.

Përvoja klinike dhe akademike

Ka punuar si mjek urgjence në Shërbimin e Urgjencës së Sëmundjeve të Brendshme në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Ka punuar gjithashtu si mjek radiolog në struktura shëndetësore private.

Pas përfundimit të specializimit afatgjatë në Radiologji, ushtron profesionin si mjek radiolog në Shërbimin e Radiologjisë dhe Mjekësisë Nukleare në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

  • Prej vitit 2016 — Pedagog i lëndës së Radiologjisë dhe Mjekësisë Nukleare pranë Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.
  • Prej vitit 2016 — Ekspert radiolog pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore.
  • Aktualisht — Mjek Radiolog Interventist pranë Spitalit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë.

Anëtarësime dhe botime

  • Anëtar i Shoqatës Shqiptare të Radiologjisë.
  • Anëtar i Shoqatës Evropiane të Radiologjisë.
  • Anëtar bordi i revistës ACTA Scientific.
  • Autor i monografisë së miratuar nga Këshilli Botues i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë: “Roli i Angio CT në Zbulimin e Aneurizmave të Aortës Torakale dhe Abdominale dhe Ndjekja Post Operatore e Pacientëve”.
  • Mbi 17 trajnime jashtë vendit.
  • Autor i mbi 14 publikimeve në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
  • Referues në mbi 30 kongrese, konferenca e aktivitete shkencore brenda dhe jashtë vendit.

Trajnime ndërkombëtare

  • Qershor 2022 — Endovascular Excellence Academy / SFA, Hands-on session. Stamboll, Turqi.
  • Maj 2022 — Multidisciplinary Liver Tumor Symposium. Shkup, Maqedoni e Veriut.
  • Mars 2020 — Trajnim intensiv në diagnostikën e angioskanerit koronar, GVM Maria Cecilia Hospital, Cotignola, Itali.
  • Tetor 2020 — Trajnim në Radiologji Intervencionuese, Baskent University and Research Center, Stamboll, Turqi.
  • Janar 2020 — Trajnim në Kardiologji dhe Radiologji Intervencionuese, Azienda Ospedaliera “S. Antonio Abate di Trapani”, Trapani, Itali.
  • Korrik 2019 — Trajnim në Mjekësi Nukleare dhe Radiologji, Romë, Itali (certifikatë IAEA, Vienë dhe Università Cattolica del Sacro Cuore — Gemelli).
  • Maj 2019 — Theragnostic ESMIT Spring School 2019, Université de Nantes, Francë.
  • Tetor 2018 — 31st Annual Congress of the European Association of Nuclear Medicine (EANM 2018), Dusseldorf, Gjermani.
  • Shtator 2018 — ESMIT Autumn School 2018: Onco Track, Neuro Track. Beograd, Serbi.
  • Korrik 2018 — Logical Framework Approach (LFA), trajnim i organizuar nga IAEA. Tiranë.
  • Shkurt 2018 — Interregional Training Course on Targeted Radionuclide Therapies, MD Anderson Cancer Center, Houston, Texas, SHBA.
  • Gusht 2016 — Trajnim në Mjekësi Nukleare dhe Radiologji, Romë, Itali (certifikatë IAEA dhe Università Cattolica del Sacro Cuore — Gemelli).
  • Prill 2016 — ESMN Theoretical Learning Course on Imaging in Infection & Inflammation, Vienë, Austri (certifikatë IAEA).
  • Tetor 2014 — Trajnim në Radiologji (Diagnostic Imaging), Salzburg, Austri.
  • Mars 2009 — Trajnim intensiv në urgjencat mjekësore (BLS, ACLS), Piemonte, Itali.

Për konsultë ose informacion, kontaktoni vetëm në WhatsApp: +355 67 207 2668.

Keni nevojë për një orientim?

Na shkruani drejtpërdrejt në WhatsApp për informacion.

Shkruani në WhatsApp